Flash News

POLITIKOFF

Rita Ora do performojë në "Eurovision 2023"

Rita Ora do performojë në "Eurovision 2023"

Rita Ora do të performojë disa prej hiteve të saj më të mëdha si një nga artistet e ftuara në gjysmëfinalen e Eurovizionit muajin e ardhshëm. Rebecca Ferguson gjithashtu do të performojë në qytetin e saj të lindjes, Liverpool. Duke folur në Podcast të Eurovisioncast të BBC-së, ajo tha: "Është një festë e Liverpool-it dhe Ukrainës përmes muzikës".

Ajo do të këndojë një duet me artistin ukrainas Alyosha.

Një nga moderatoret e këtij viti, Julia Sanina do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj The Hardkiss.

Artistë të tjerë ukrainas që do të performojnë përfshijnë Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka, pasi Mbretëria e Bashkuar po organizon konkursin e këngës në emër të Ukrainës. "United by Music" – Të  Bashkuar nga Muzika- është slogani i këtij viti.

Rreth 160 milionë njerëz pritet të ndjekin Festivalin, duke e bërë atë një nga spektaklet televizive më të ndjekur në botë.

Të fundit