Flash News

POLITIKOFF

Rosela Gjylbegu kundër Ronela Hajatit, përgëzon dhe bën tifo për Malin e Zi

Rosela Gjylbegu kundër Ronela Hajatit, përgëzon dhe bën tifo

Në Shqipëri është e rrallë që artistët të bëhen të gjithë bashkë dhe të mbështesin të gjithë bashkë përfaqësuesen e Shqipërisë në "Eurovizion", qoftë dhe nëse nuk është në shijet personale të tyre. Madje shpesh herë, kanë bërë deklarata publike kundër këngëtareve.

Njëjtë ka ndodhur dhe këtë vit. Këngëtarja Rosela Gjylbegu, e cila prej vitesh është më e tërhequr nga muzika dhe nuk ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes. Mesa duket Rosela nuk është shumë e kënaqur me përfaqësimin e Shqipërisë nga Ronela Hajati - edhe pse Ronela është një nga të preferuarat e fansave të Eurovision.

Ajo ka përgëzuar Vladana, që përfaqëson Malin e Zi sivjet për këngën, dhe është shprehur se në Shqipëri ata që vendosin për këtë punë janë të paaftë e me një vesh muzikor të lodhur. Gjithashtu, Rosela i është përgjigjur një ndjekëse që i tha se ‘përse nuk ka qenë prezent në skenën e madhe të festivalit’, me përgjigjen se është zgjedhur një vit më parë se kush do të fitonte.

Rosela Gjylbegu kundër Ronela Hajatit, përgëzon dhe bën tifo

Postimi i plotë:

Kur punohet me seriozitet, pasion e me profesionistë për ti dhënë zë shpirtit, për me përfaqësu veten dhe një komb të vogël si ky i joni që ka kaq shumë nevojë për me përjetu emocione të bukura, me pasë ça me u krenu apo frymëzu në kto kohë çoroditëse…

-rezultati është ky ⬇️

p.s

Por s’eshte rastin jonë kuptohet…

SEPSE – si gjithmn ktu te ne ato që e patën dhe e kanë pasë fatkeqsisht prej vitesh në dorë me vendosë në ktë punë, janë totalisht të paaftë e me një vesh muzikor të lodhun, aq mendjengushtë sa edhe me artin bëjnë pazar, e normal që  stafetën për me dal nga fundi nëpër kompeticione të tilla s’na e kalon kush…

S’kam asgjë personale, e di që s’do ju pëlqejë ky status disave por kjo është e vërteta e shëmtuar në Shqipërinë tonë të vogël me super talente që si vlerëson askush…

Vec kur shkëlqejnë nëpër botë e kujtohen për ta  fillojnë e delirojnë duke marrë merita boshe për suksesin e tyre…

Nejsee..

Shijoni muziken e tekstin e bukur të kësaj kënge me një mesazh shumë të ndjerë e personal që kjo super Artiste ja dedikon humbjes së nënës së vet nga covidi…

Të fundit