Flash News

POLITIKOFF

Rozana Radi mbështet Trixën pas sulmeve online

Rozana Radi mbështet Trixën pas sulmeve online

Të shumtë janë personazhet publike që kanë mbështetur Beatrix Ramosajn, e cila ka folur para disa ditësh në një video për bullizimin online që i është bërë.

Rozana Radi e ka mbështetur Trixën, teksa ka publikuar videon e këngëtares ku flet për sulmet online, krahas së cilës ka dhënë një mesazh të fortë.

“Ëndërro gjëra të mëdha, puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë. Mbushe mendjen me mendime optimiste. Dyshimi i vret më shumë ëndrrat, krahasuar me dështimin. E sotmja mund të jetë dita më e bukur për ty, ndaj zgjohu dhe buzëqesh.

Pozitiviteti është një zgjidhje që ti mund ta kthesh në një zakon në jetën tënde. Vuaj tani dhe jetoje gjithë pjesën e mbetur të jetës si një kampione. Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar padyshim që është gjithçka.

Kjo është për të gjitha portalet që na kanë çmendur me këto lajme të cilat nuk i duhen askujt të gjithë ju që bullizoni dikë mendoj që në jetën tuaj. Mund të kemi harruar ata që ju kanë munduar por kurrë nuk i harrojmë ata që na kanë tallur. Turp”, shkruan Rozana Radi. 

Rozana Radi mbështet Trixën pas sulmeve online

Të fundit