Flash News

POLITIKOFF

Rudina dhe Meri debatojnë në studio për horoskopin e përditshëm

Rudina dhe Meri debatojnë në studio për horoskopin e
foto ilustruese

Disa njerëz kanë një "fiksim" pas horoskopit, e disa të tjerë as nuk e besojnë fare. Ka nga ata që preferojnë një herë në muaj ta lexojnë dhe ndërsa të tjerë e shohin si të bezdisshme faktin që të ndjekësh e të lexosh çdo ditë horoskopin.

Dje, në "Rudina" në Tv Klan, ka qenë e ftuar Meri Shehaj, e cila si gjithmonë është e ftuar për të diskutuar shenjat e horoskopit, por dje ka ndodhur një debat mes Rudinës dhe Merit i cili ka agravuar me tone "pasive" për shkak "të miqësisë".

Rudina Magjistari: Atë horoskopin e përditshëm nuk kam durim fare Meri, nuk e di sesi e dëgjojnë përditë. Një herë në muaj është interesant ose ai vjetori, një herë në vit po.

Meri Shehu: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat dhe nervozoheni. Merreni me shumë detaje, duke detajuar jetën në çdo moment normal që jeni të ngarkuar psikologjikisht.

Rudina Magjistari: Ka plot njerëz që mendojnë si unë.

Meri Shehu: Unë po flas astrologjikisht, nuk po flas si shoqe. Nuk e ke dëgjuar horoskopin përditë që ti të marrësh atë kulturën e të dëgjuarit përditë sepse përditë ndryshojnë renditjet e planetëve dhe çdo ditë ka ato nuancat dhe ngjyrimet e veta. Nëse do ta dëgjoje përditë, të paktën një ditë që do ngriheshe në mëngjes që nuk do ndiheshe mirë do thoje çfarë po ndodh.

Të plotë dëgjojeni në videon e mëposhtme:

Të fundit