Flash News

POLITIKOFF

Rusia bllokon transmetimin e "Spotify"

Rusia bllokon transmetimin e "Spotify"

Që prej fillimit të sulmeve ruse në Ukrainë, një numër i madh kompanish kanë pezulluar/anuluar ose tërhequr komplet ose pjesërisht shërbimet e tyre në Rusi. Kjo ka qenë një masë e marrë në kuadër të dhjetëra sanksioneve që Rusia ka marrë nga vendet e botës, për shkak të luftës që po bën në Ukrainë.

Rusia bllokon transmetimin e "Spotify"

Tani, gjiganti i transmetimit "Spotify", i shtohet listës së kompanive që nuk do të transmetohet në Rusi.

Legjislacioni i fundit i Rusisë e bën të paligjshëm raportimin e çdo ngjarje që mund të diskreditojë ushtrinë ruse. Në fillim të këtij muaji, Spotify mbylli zyrën e saj në Rusi për një kohë të pacaktuar më herët për shkak të, siç e quajti, "sulmin e paprovokuar të Moskës ndaj Ukrainës".

Të fundit