Flash News

POLITIKOFF

Rusia përjashtohet nga "Eurovision 2022"

Rusia përjashtohet nga "Eurovision 2022"

Sot më herët u konfirmua se Rusia nuk do të përjashtohet nga kompeticioni muzikor europian "Eurovision" i cili do të mbahet së shpejti në Turin të Italisë. Mirëpo, pas një sërë kërkesash Eurovision Song Contest vendosën ta përjashtojnë Rusinë nga pjesëmarrja në Eurovizion. Vetë faqja zyrtare që organizon konkursin, European Broadcasting Union (EBU), konfirmoi këtë lajm.

"Një vendim i tillë është marrë duke patur parasysh shqetësimin e krijuar nga kriza e paprecedentë që po ndodh aktualisht në Ukrainë. Përfshirja e Rusisë në një konkurs të tillë do të krijonte mosbesim dhe konflikte gjatë eventit,"- thuhet ndër të tjera në deklaratën zyrtare.

Përveç përjashtimit nga Eurovizioni, Rusia mori një tjetër goditje, vetëm pak më parë u komunikua vendimi  që Rusia pezullohet dhe nga Këshilli i Europës. Kompeticione të tjera sportive kanë përjashtuar Rusinë nga garat ndërkomëbtare si dhe finalja e "Champions League" që do të mbahej në Rusi është anuluar dhe është vendosur që do të luhet në Paris.

Të fundit