Flash News

POLITIKOFF

Sa pushime ju duhen në vit për të ulur stresin?

Sa pushime ju duhen në vit për të ulur stresin?

Sipas disa studimeve në fushën e psikologjisë, marrja e dy deri në tre pushimeve gjatë vitit mund të ketë ndikim të ndjeshëm në uljen e stresit dhe në përmirësimin e shëndetit mendor.

Ekspertët theksojnë se pushimet e shpërndara gjatë vitit rezultojnë më efektive sesa një periudhë e vetme e gjatë pushimi, pasi efektet pozitive në mirëqenie mund të zgjasin për disa javë pas kthimit në rutinë.

Gjithashtu, edhe pushimet e shkurtra apo fundjavat e relaksit konsiderohen të dobishme për rikuperimin mendor, veçanërisht kur shoqërohen me shkëputje të plotë nga puna dhe angazhimet e përditshme.

Të fundit