Flash News

POLITIKOFF

'Sanremo 2023': Amadeus publikon emrin e të ftuares speciale

'Sanremo 2023': Amadeus publikon emrin e të ftuares speciale

Drejtori artistik i Sanremo-s, Amadeus, duket se i pëlqen të ngjallë kuriozitet te publiku, pasi sapo ka njoftuar se po punon për të sjellë një vajzë/grua në skenën e Teatrit Ariston. “Kam në mendje idenë e një prezence të rëndësishme femërore, por po flasim me të këto ditë”, tha Amadeus, gjatë një interviste në R101. Në këtë pikë është e qartë se Sanremo 2023 do ketë surpriza të tjera, teksa deri tani emrat që do shoqërojnë Amadeusin nga data 7 deri më 11 shkurt në 'Rai1' janë 3.

'Sanremo 2023': Amadeus publikon emrin e të ftuares speciale

Është Gianni Morandi, i cili do të shoqërojë Amadeus gjatë gjithë Festivalit; Chiara Ferragni, e cila do të jetë e pranishme në mbrëmjen e parë dhe të fundit, dhe Francesca Fagnani, që me shumë gjasa do shfaqet mbrëmjen e 8 shkurtit. Në Itali mediat spekulojnë se krah Amadeusit do jetë aktorja dhe komediania Katia Follesa, por deri tani nuk dihet ende. Ndërkohë, megjithatë, dhjetëra hipoteza po qarkullojnë: nga Monica Bellucci te Andrea Delogu, Benedetta Porcaroli e Pilar Fogliati. 

 

Të fundit