Flash News

POLITIKOFF

Sara Hoxha fiton “Dancing With The Stars”

Sara Hoxha fiton “Dancing With The Stars”

Në finalen e madhe të garës së kërcimit, “Dancing With The Stars”, ara Hoxha ia doli të triumfonte. Mes performancave të arrira Sara përmbyll këtë rrugëtim spektakolar si fituese, së bashku me partnerin, Luixhino Hala, me verdiktin e publikut të Shqipërisë dhe Kosovës, që e votuan si të preferuarën përmes SMS-ve.
 
Të katërt çiftet finaliste performuan lloje të ndryshme kërcimesh, duke nisur që nga free styles, samba, rumba, passodoble, e deri te cha cha, duke i përcjellë emocione publikut dhe jurisë. Gjithashtu, kjo mbrëmje solli edhe përmbledhjen e pikënisjeve dhe aventurave të 4 çifteve të kërcimit, për t’u rikujtuar atyre dhe neve të gjithë përvojën e tyre fantastike dhe magjike në këtë garë.
 
Që prej tetorit, “Dancing With The Stars” ka mbërthyer para ekranit shqiptarët me performancat, historitë e personazheve, karakterin e tyre dhe shpeshherë edhe diskutimet që janë ndezur mes jurisë dhe konkurrentëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Të fundit