Flash News

POLITIKOFF

Semi puthet në buzë me Beniadën dhe Beatrixën

Semi puthet në buzë me Beniadën dhe Beatrixën

Mbrëmë në "Big Brother Vip" djemtë kanë gatuar për vajzat, teksa vajzat u veshën dhe u zbukuruan e u shërbyen po nga djemtë e shtëpisë.

Përveç kësaj darke, vajzat kishin një letër në dorë ku kishin të shkruar nga një pyetje.

Nëse vajzat refuzonin që të përgjigjeshin pyetjeve që kishin në letër, atëherë do të kryenin dënimin.

Kur i erdhi radha Beniadës, në fletën e saj kishte të shkruar: “Nëse do të puthje një nga vajzat, cila do ishte ajo?”. Kjo pyetje ishte edhe për Beatrixën e cila menjëherë tha: “Unë do puth Semin sot”.

Beniada më pas shkakton të qeshura teksa thotë:

“A ta puthim bashkë atëherë."

Vajzat u ngritën në këmbë, e fillimisht Beniada dhe Beatrix e puthin në gushë Semin. Por Sara u thotë se puthja ishte në buzë dhe se duhej që ta realizonin. Vajzat nuk e patën aspak problem dhe i dhuruan nga një puthje në buzë Semit. Ndërkohë dënimi nëse nuk do të puthnin njërën nga vajzat ishte që të puthnin një nga djemtë. Por në vend të tyre, vajzat zgjodhën njëra-tjetrën dhe asnjërin nga djemtë.

 

Të fundit