Flash News

POLITIKOFF

Sëmuret Beniada, dyshohet për Covid-19

Sëmuret Beniada, dyshohet për Covid-19

Beniada prej dy ditësh nuk ndihet mirë nga ana shëndetësore. Ajo ka treguar shqetësimet që po përjeton, temperaturë, plogështi e dhimbje kockash. Simptoma këto të cilat janë edhe të Covid-19.

Nëpër rrjet dhe madje shumë media kanë ngritur dyshimet se ajo mund të jetë infektuar me Covid-19.

Pavarësisht se banorët nuk mund të dalin jashtë shtëpisë, persona të ndryshëm deri tani kanë hyrë brenda saj, të cilët janë përkujdesur për pamjen e tyre apo dhe u kanë bërë trajtime të ndryshme. Kjo ngre dyshimet se mos ndoshta Beniada mund të ketë marrë virusin tek ndonjëri prej tyre.

Pas dyshimeve të ngritura, Donaldi ka rrëfyer se ka kaluar Covid-in pak ditë para hyrjes në shtëpi dhe ia ka hedhur lehtë, kryesisht me temperaturë dhe lodhje.

Po ashtu, një zarf ka mbërritur në shtëpinë e "Big Brother Vip" ku është komunikuar se tashmë banorët nuk do kenë më mundësinë të kenë takime me familjarët apo të përfitojnë trajtime nga parukjerët.

Gjithashtu, të gjithë banorët i janë nënshtruar testit të Covid-19 sërish dhe pritet që të marrin rezultatet.

Të fundit