Flash News

POLITIKOFF

Sfida e javës shkrin ‘akullin’ mes dy banorëve të ‘BBVK’

Sfida e javës shkrin ‘akullin’ mes dy banorëve të

Shqipja dhe Blerando, dy banorët e Big Brother Vip Kosova 2, në javët e para të nisjes së programit, kanë patur raporte të mira me njëri-tjetrin.

Blerando ishte ai që shprehu pëlqimin për Shqipen, duke thënë se kishte interes ta njihte, dhe pikërisht këtu nisi shoqërimi mes tyre, derisa në një moment këngëtari bëri hapa pas.

Ai tha se nuk e pëlqente me duke i cilësuar sjelljet e saj “të neveritshme” për lojën që bën. Kështu, raportet mes tyre u ftohën.

Megjithatë, Shqipja, nuk i ka mbajtur mëri për etiketimin e bërë. Ajo është shprehur vazhdimisht se i vjen keq për Blerandon, pasi sipas saj, e sulmojnë banorët e tjerë, njësoj siç bëjnë me të.

Mbrëmjen e djeshme, një sfidë nga vëllai i madh për rritjen e çmimi të madh, ishte që banorët të ndaheshin në çifte dhe të qëndronin deri të hënën me tuta të përbashkëta.

Sfida e javës shkrin ‘akullin’ mes dy banorëve të

Vëllai i madh kishte caktuar bashkë Shqipen dhe Blerandon, të cilët po qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit, dhe mesa duket kjo sfidë ka thyer akullin mes tyre.

“Oh sa e kam pritur këtë moment”, ka thënë Blerando, duke shtuar gjithashtu se këto do të jenë ditët më të lumtura për Shqipen brenda shtëpisë vip.

Edhe fansat janë të bindur se mes tyre mund të ketë një lidhje.

Të fundit