Flash News

POLITIKOFF

Shakira dhe Pique konfirmojnë ndarjen

Shakira dhe Pique konfirmojnë ndarjen

Shakira ka konfirmuar ndarjen e saj nga qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.

Dyshja ka konfirmuar me një deklaratë zyrtare ndarjen pas 11 vitesh.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thanë ata, në një deklaratë të lëshuar nga firma e marrëdhënieve me publikun e Shakirës. “Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.”

Ylli kolumbian i popit, 45 vjeç, ishte në lidhje me qendërmbrojtësin 35-vjeçar të Camp Nou që nga viti 2011.

Ata kanë dy fëmijë, Sasha dhe Milan.

Të fundit