Flash News

POLITIKOFF

'Shehrezade" në pritje të bebit nr.3 ka një kërkesë për nënat

'Shehrezade" në pritje të bebit nr.3 ka një

Aktorja e njohur turke, Berguzar Korel që njihet gjerësisht në Shqipëri (dhe jo vetëm) për rolin e saj si "Shehrezade", do të bëhet së shpejti nënë për herë të tretë.

Vetë aktorja ka njoftuar pak ditë më parë se është në pritje të bebit nr.3.

Në një postim në Instagram, ajo sot ka kërkuar ndihmën e nënave për të mësuar gjininë. Aktorja ka treguar se ndjekësit e saj i thonë se tiparet i kanë ndryshuar dhe prandaj mund të jetë në pritje të një vajze ndërkohë vetë ajo ka parë dhe kalendarin kinez për të mësuar gjininë, por nuk ia ka dalë dot.

“A jeni këtu motrat e mia zemërgjera që gjithmonë mbështeteni në të dhëna shkencore për të parashikuar gjininë? Lexoj komente të tilla: ‘E ke vajzë’, ‘Këtë herë me siguri është vajzë se fytyra të ka ndryshuar’, ‘Je bërë e shëmtuar, nuk ishe kështu kur linde djemtë’. Dhe qëndrimi im ndaj këtyre fakteve shkencore është ‘Epo ishalla shpresojmë’. Gjithashtu kishim një problem me kalendarin kinez. Meqë ra fjala, po pyes nënat që kanë vajza, a do të kthehet hunda ime si më parë? Thjesht po pyes se na shtohet dhe një shpenzim jo për gjë”-shkruan aktorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Berguzar Korel (@berguzarkorel)

Të fundit