Flash News

POLITIKOFF

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Ekonomi

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Ekonomi

Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens janë vlerësuar me çmimin Nobel të këtij viti për ekonominë.

Treshja ndau çmimin për përdorimin e "eksperimenteve natyrore" për të kuptuar se si lidhen politikat ekonomike dhe ngjarjet e tjera. Eksperimentet natyrore përdorin situata të jetës reale për të përcaktuar ndikimin e vendimeve të qeverisë.

Card, nga Universiteti i Kalifornisë, fitoi për analizën e tij të tregjeve të punës dhe ekonomisë.

Amerikani Joshua Angrist nga MIT dhe Guido Imbens, një akademik holandez në Universitetin Stanford, ndajnë çmimin "për kontributet e tyre metodologjike në analizën e marrëdhënieve kauzale".

Fituesit ndajnë shumën prej 10 milion koronash suedeze (839,000), me Card që merr gjysmën e çmimit.

Edhe pse nuk është një nga Çmimet Nobel origjinal, çmimi i ekonomisë administrohet nga Fondacioni Nobel dhe është i fundit që shpallet çdo vit.

Të fundit