Flash News

POLITIKOFF

"Shpenzime prej mijëra eurosh dhe luks", arrestohet në Mykonos bashkëshorti i Angela Martinit

"Shpenzime prej mijëra eurosh dhe luks", arrestohet në

Bashkëshorti rumun i modeles së njohur Angela Martini është arrestuar në ishullin grek të Mykonos. Dragoș Săvulescu u arrestua së bashku me një mik të tijin, teksa po bënin jetë luksoze dhe po shpenzonin mijëra euro në restorante të shtrenjta.

Kështu shkruajnë mediat greke, të cilat konfirmojnë edhe lajmin. Bashkëshorti i modeles u arrestuar edhe në vitin 2019  dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim të fondeve publike.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, ai u arratis në Itali, konkretisht në Napoli, për t'u vendosur përfundimisht në Mykonos. Policia greke e vuri në pranga, pasi kishte urdhër arresti nga Interpoli.

Martini dhe bashkëshorti i saj njihen për jetën e tyre luksoze, të cilën modelja nuk ngurron ta shfaqë në rrjete sociale. Ata u martuan bashkë në vitin 2017.

Të fundit