Flash News

POLITIKOFF

"Është e dëmshme për besimin e grave të tjera", Gwyneth Paltrow thotë se nuk do t`i fshehë kurrë ndërhyrjet

"Është e dëmshme për besimin e grave të

Aktorja Gwyneth Paltrow është shprehur gjithnjë e hapur për çdo pyetje që i bëhet, madje edhe kur bëhet fjalë për “sekretet” e bukurisë.

"Është e dëmshme për besimin e grave të

Themeluesja e GOOP, e cila mbushi 49 vjeçe të hënën, foli gjatë një interviste rreth inovacioneve të fundit në kujdesin e lëkurës dhe trajtimet anti-plakje. Gjatë bisedës, Paltrow u tregua e sinqertë për standardet moderne të bukurisë, rëndësinë e dashurisë për veten dhe perspektivën që vjen me plakjen.

"Është e dëmshme për besimin e grave të

"Ajo që nuk më pëlqen është pjesa e gjykimit që nënkupton se, ne si gra, supozohemi të jemi perfekte përgjithmonë pa asnjë ndihmë. Shoqëria na shikon si pjesë të këtij perfeksionizmi. Por, jo! Ne plakemi. Ne kemi të meta," tha ajo, duke shpjeguar se gratë shpesh mendojnë, 'Unë nuk do të pranoj [që kam kryer ndërhyrje] sepse duhet të dukem sikur të jam kështu. Unë në fakt mendoj se është e dëmshme për besimin e grave të tjera,"- është shprehur ajo.

"Është e dëmshme për besimin e grave të

Aktorja tregoi se një nga njerëzit e parë që i foli për besimin dhe dashurinë ndaj vetes ishte stilistja 74-vjeçare, Diane von Furstenberg.

"Është e dëmshme për besimin e grave të

"Ajo është këshilltarja më e madhe që mund të takoni dhe ajo vërtet ka gjëra të jashtëzakonshme për të thënë," thotë Paltrow për mikeshën e saj. "Ajo gjithmonë flet për marrëdhënien që ka me veten. Kur isha në të 20-at, ajo më thoshte: ‘Duhet të jesh shoqja jote më e mirë.’ Por unë as nuk e dija se çfarë do të thoshte në atë kohë dhe nuk i kushtova shumë rëndësi rutinës së Furstenberg për t’u parë në pasqyrë dhe për të thënë ‘Të dua’ vazhdimisht."

Të fundit