Flash News

POLITIKOFF

Shtëpia e Bardhë dekorohet për herë të fundit nga Zonja e Parë Melania Trump

Shtëpia e Bardhë dekorohet për herë të fundit nga Zonja

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump po kalojnë ditët e fundit në Shtëpinë e Bardhë. Në këto kushte, kjo është dhe hera e fundit që Melania po dekoron shtëpinë, një gjë për të cilën nuk është aspak entuziaste - siç u zbulua në audiot që i publikuan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by First Lady Melania Trump (@flotus)

“Mua po më del shpirti duke punuar me dekorimet e Krishtlindjeve. Ju e dini mirë, askujt nuk i intereson për dekorime Krishtlindjesh. Por më duhet ta bëj,"- është shprehur më herët Zonja e Parë e SHBA-ve.

Por pavarësisht kësaj, Melania Trump e ka dekoruar për herë të fundit Shtëpinë e Bardhë, teksa ka falenderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar.

“Së bashku ne festojmë këtë tokë që jemi krenarë ta quajmë shtëpi”-shkroi Zonja e parë e Amerikës krah fotove.

Ndjekësit e kanë pëlqyer dekorimin ku dhe e kanë përgëzuar për shijet dhe guston.

 

Të fundit