Flash News

POLITIKOFF

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Luiz Ejllit

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Luiz Ejllit

Gjykata e Fierit ka shtyrë seancën për Luiz Ejllin. Këngëtari akuzohet për falsifikim dokumentesh për justifikimin e parave të një personi në hetim.

Seanca është shtyrë për në datë 19 shtator, pasi sot ka munguar avokati i tij për arsye shëndetësore.

Kujtojmë se prej datës 26 dhjetor 2022 Luiz Ejlli zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare, konkretisht nga Gjykata e Fierit, si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim.

Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A sit ë pajustifikuara me burime të ligjshme, sipas FactCheck.

Të fundit