Flash News

POLITIKOFF

Si duhet të veproni kur nuk e preferoni grimin

Si duhet të veproni kur nuk e preferoni grimin

Nuk janë të rralla rastet kur vajzat dhe gratë nuk e preferojnë shumë grimin dhe rutina e tyre përmban vetëm një larës dhe një krem hidratues. Për këtë kategori persona, e dimë sa e vështirë është është që të përdorni ‘make up’.

Si duhet të veproni kur nuk e preferoni grimin

Në evente të rëndësishme është e pamundur shmangia e grimit dhe për këtë arsye duhet të mësoheni edhe me të. Nëse nuk dëshironi të shkoni në një artiste ‘make up-i’ mund të përdorni disa truke të vogla për t’u dukur bukur dhe për të lehtësuar punën e vetes.

Si duhet të veproni kur nuk e preferoni grimin

Së pari, duhet të pastroni fytyrën me shpëlarësin tuaj të zakonshëm. Kur fytyra juaj të jetë pastruar mund të përdorni një tonifikues ose aplikoni direkt hidratuesin.

Së dyti, duhet të hidhni pak fondatinë në një sfungjer dhe ta përhapni në fytyrë, ose mund të përdorni vetëm gishtat tuaj. Për të mbuluar rrathët e zinj poshtë syve mund të përdorni një korrektor.

Së treti, duhet të vendosni rimel në pjesën e qerpikëve duke e aplikuar nga rrënjët në pjesën e sipërme duke hapur shumë syrin.

Së katërti, aplikoni pak lip buzësh ose buzëkuq me ngjyrën që u shkon më shumë 

Të fundit