Flash News

POLITIKOFF

Si të shmangni varësinë ndaj telefonit

Si të shmangni varësinë ndaj telefonit

Përdorimi i telefonit në situata të papërshtatshme, të tilla si gjatë kohës që jeni në klasë, kalimi në rrugë ose kur jeni duke ngarë e makinën është një shenjë e përdorimit problematik të telefonit, sipas ekspertëve.

Për shkak të hulumtimeve të pamjaftueshme, varësia nga telefoni nuk është në të vërtetë një diagnozë zyrtare, e pranuar nga ana mjekësore. Megjithatë ka kritere që ekspertët kanë përdorur për të përshkruar sjelljet dhe mendimet që tregojnë mungesë kontrolli mbi përdorimin e telefonit.

Si të shmangni varësinë ndaj telefonit

Nëse e keni të vështirë të largoheni nga telefoni juaj këto ditë, ja disa mënyra për të filluar një lëvizje të duhur në këtë drejtim, sipas CNN.

Regjistroni sa kohë përdorni telefonin tuaj

Gjithashtu e rëndësishme është fillimisht vlerësimi i kohës që kaloni në telefonin tuaj duke e regjistruar atë manualisht ose duke përdorur të dhënat e kohës së ekranit të smartphone-it tuaj.

Si të shmangni varësinë ndaj telefonit

Vendosni afatet kohore

Pasi të dini se cilat janë dobësitë tuaja, vendosni në smartphone-n tuaj një kohëmatës që do t’ju tregojë se keni arritur sasinë e kohës që ju lejohet të përdorni për ditën në atë 'site' të veçantë”.

Hiqni dorë nga frika e humbjes

Kundërshtoni frikën duke i kujtuar vetes mënyra të tjera për t’u lidhur me njerëzit që ju interesojnë në të vërtetë. Përmirësimi i cilësisë së kohës suaj në internet mund të përfshijë gjithashtu ndarjen e listës të gjërave të cilat po ndiqni.

Si të shmangni varësinë ndaj telefonit

Çaktivizoni njoftimet

Çaktivizimi i njoftimeve të panevojshme mund të ndihmojë në kufizimin e tundimeve që çojnë në minuta ose orë kohë të padëshiruar të ekranit.

Të fundit