Flash News

POLITIKOFF

Silvio Berlusconi diagnostikohet me leuçemi

Silvio Berlusconi diagnostikohet me leuçemi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është diagnostikuar me leuçemi, sipas raportimeve, një ditë pasi u shtrua në terapi intensive për shkak të problemeve me frymëmarrjen. 86-vjeçari u shtrua në spitalin San Raffaele të Milanos të mërkurën, ku po trajtohet në njësinë e kardiologjisë.

Silvio Berlusconi diagnostikohet me leuçemi

Corriere della Sera raportoi se Berlusconi ka leuçemi (term i gjerë për kanceret e qelizave të gjakut), ndërsa Ansa News raporton se ai po trajtohet për "një çrregullim të rëndë gjaku" dhe probleme kardiovaskulare. Burime brenda spitalit thanë për Rai News se Berlusconi kaloi "një natë të qetë”. Silvio Berlusconi, i cili udhëhoqi tre qeveri italiane midis fillimit të viteve 1994 dhe 2011, ka pasur probleme me shëndetin viteve të fundit.

Në vitin 2016, ai iu nënshtrua një operacioni për të zëvendësuar një valvul të dëmtuar të aortës dhe u shtrua në spital sepse u infektua me Covid-19 në shtator 2020. Më pas, pati probleme të vazhdueshme për shkak të virusit, një përvojë që e përshkroi si "më e keqja e jetës sime".

Të fundit