Flash News

POLITIKOFF

Sonte do të këndojë Goran Bregoviç, blindohet Korça

Sonte do të këndojë Goran Bregoviç, blindohet Korça

Sonte pas orës 22:00 pritet që në skenën e "Festës së Birrës" bë Korçë të performojë artisti serb Goran Bregoviç. Ardhja e tij nuk është pritur aspak mirë dhe ka pasur shumë reagime dhe kundërshti që ai të performojë ën Korçë, mirëpo vendimi nuk u ndryshua pavarësisht zhurmës së madhe që bëri apo edhe peticioneve online.

Por pak se të performoje artisti serb - për të cilin pretendohet se ka frymëzuar dhe nzitur me muzikën e tij ushtrinë serbe gjatë luftës në Kosovë - rreth 200 oficerë policie kanë dalë në terren duke u vendosur në të gjitha kryqëzimet e Korçës.

Të gjitha këto masa janë marrë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë mbrëmjes së sotme. Kontrolle të rrepta ka edhe në hyrje të terminalit ku është festa. Nuk lejohen mjetet metalike, çakmakë, çelsa etj.

Është mësuar që numri i pjesëmarrësve në koncert do të jetë i kufizuar, por ende nuk dihet se sa do të jetë kapaciteti maksimal në festë.

Sonte do të këndojë Goran Bregoviç, blindohet KorçaSonte do të këndojë Goran Bregoviç, blindohet KorçaSonte do të këndojë Goran Bregoviç, blindohet KorçaSonte do të këndojë Goran Bregoviç, blindohet Korça

Të fundit