Flash News

POLITIKOFF

Sonte nis "Big Brother Vip Kosova"

Sonte nis "Big Brother Vip Kosova"

Sonte, në orën 21:00, do të nisë spektakli "Big Brother VIP Kosova". Moderatori i këtij formati Alaudin Hamiti, ka ndarë disa detaje të rëndësishme për këtë spektakël, ndër to edhe atë që kjo shtëpi u cilësua si ndër më të bukurat e Big Brother viteve të fundit, shkruan Klan Kosova.

“Një shtëpi moderne me stil kosovar, shqiptar, që besoj se do të ju pëlqejë edhe gjithë shikuesve, holandezët e Beni J e kanë cilësuar këtë shtëpi si njërën nga më të bukurat të Big Brother  këto viteve të fundit që është realizuar”, ka thënë Hamiti në Info Magazinë.

Hamiti theksoi se çmimi 200 mijë euro, që do të jepet për fituesin e këtij shou, është më i madhi që është dhënë ndonjëherë në rajon, duke shtuar se shumica e banorëve nuk kanë ditur paraprakisht për çmimin.

“Kemi pasur dritën e gjelbër qysh në qershor për të folur me fytyrat publike, shumica e kanë pranuar menjëherë pa e ditur çmimin se sa ka qenë. Çmim i tillë nuk është dhënë në asnjë Big Brother më parë në rajon”, ka shtuar ai.

Ai foli edhe për banorët, të cilët i cilësoi si me karaktere fantastike.

“Kemi një kast shumë diversë, një kast që do të zgjojë polemika, kërshëri te shikuesit dhe do të lidhen me ta. Kemi karaktere fantastike. Kanë histori fantastike që do t’i shpalosin”, ka vazhduar ai.

Të fundit