Flash News

POLITIKOFF

Sonte nis edicioni i 13-të i "PriFest"

Sonte nis edicioni i 13-të i "PriFest"

Sot në orën 19:00 do të hapet edicioni i 13-të i festivali të filmit me metrazh të gjatë “PriFest”. Prishtina Festival është festival i filmit të metrazhit të gjatë, i cili realizohet në Kosovë dhe këtë vit shfaqja e filmave do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në amfiteatrin e Kosovës.

Ky event sigurisht që ka disa kufizime për shkak të pandemisë. Hyrja duhet të jetë me një dëshmi të vaksinimit me të paktën një dozë, dëshmi se kanë antirupa ose një test negativ PCR.

Në orën 20:00 do të mbahet ceremonia e hapjes, ndërsa në orën 20:30 do të shfaqet filmi “Zgjoi”, në Teatrin Kombëtar dhe në Kino Armata.

Për të parë filmat në ditët në vijim, biletat janë në shitje në www.rave-travel.com dhe te 'Teatri Kombëtar' për ata q jetojnë në Kosovë. Ndërsa programin e filmave dhe aktiviteteve tjera mund ta gjeni në faqen zyrtare të “PriFest” www.prifest.org dhe në rrjetet sociale.

Të fundit