Flash News

POLITIKOFF

Sot është publikuar special i ribashkimit të "Friends", çfarë duhet të dini

Sot është publikuar special i ribashkimit të "Friends",

Sot është transmetuar edicioni special i ribashkimit të serialit ikonik "Friends", i cili titullohet  "Friends – The Reunion".

Transmetimin e edicionit special mund ta shihni vetëm në "HBO Max" dhe me siguri shumë shpejt do të publokohet dhe në faqet pirate për shkak të vëmendjes së madhe që ka marrë seriali prej vitesh tashmë.

Kohëzgjatja e këtij prodhimi është 1 ore e 43 minutash dhe nuk ka skenar. Specialja hapet me aktorët në shtëpinë ku nisi gjithçka, atë të Monikës dhe Rachel. David Schëimmer, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc dhe Matthew Perry shfaqen me nostalgji aty ku asgjë nuk ka ndryshuar, sepse studiot janë njësoj si dikur. Gjithë seria ka në qendër batuta ikonike të serialit, risjelle të disa lojërave dhe momenteve kulminante edhe nëpërmjet veshjeve dhe të ftuarve specialë.

E ndërsa kur moderatori i njohur James Gorden i pyet aktorët nëse kanë menduar të realizojnë një film, ata përgjigjen njëherazi: JO.

“Nuk duam të prishim imazhin dhe kujtimet që kanë fansat me ne. 236 episode janë mjaftueshëm.”

Të fundit