Flash News

POLITIKOFF

Sot martohen Britney Spears dhe Sam Asghari, detaje nga dasma

Sot martohen Britney Spears dhe Sam Asghari, detaje nga dasma

Britney Spears dhe Sam Asghari ditën e sotme kanë vendosur t’i japin fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë. Ceremonia do të jetë private ndërsa mësohet se të ftuar janë rreth 100 persona por jo prindërit  dhe motra e Britneyt.

Nga familja e ngushtë e këngëtares prezent do të jetë vetëm vëllau i saj, Bryan. Burime për TMZ thonë se ende nuk është vendosur se kush do ta dërgojë Britney-n në altar.

Deri tani nuk është zbuluar fustani i nusërisë por dyshohet se mund të jetë i punuar nga Donatella Versace pasi gjatë muajit mars ato kanë zhvilluar një takim.

Të fundit