Flash News

POLITIKOFF

"Spice Girls" po ngulmojnë të kenë Victorian sërish në ribashkimin e tyre, kërkesa e veçantë që kanë

"Spice Girls" po ngulmojnë të kenë Victorian

Melanie C është shprehur se vajzat e grupit "Spice Girls" po ‘punojnë’ që Victoria Beckham t`ju bashkohet për një turne.

“Do të donim ta kthenim në skenë. Me gjithë sinqeritetin, mendoj se do të ndodhë”, ka thënë ajo për 'Entertainment Tonight'.

Melanie foli për mundësinë që grupi i vajzave të niset përsëri në turne së bashku me Victoria Beckham në një intervistë me “People” dhe “Entertainment Tonight”.

Për “People”, ylli i "Spice Girls" shpjegoi, “Për momentin, jemi vetëm ne të katërta. Ne jemi duke punuar për Victoria-n. Ajo mund të jetë e zhytur në këtë idenë këto momente”.

"Spice Girls" po ngulmojnë të kenë Victorian

“Do të donim ta kishim përsëri në skenë. Me gjithë sinqeritetin, mendoj se do të ndodhë,” shtoi Chrisholm, 47 vjeç për ET. “Në një moment, unë mendoj se Posh Spice do të kthehet në skenë”.

Chrisholm tha se një turne “duhet të ndodhë”.

"Spice Girls" po ngulmojnë të kenë Victorian

“Kjo duhet të ndodhë. Ne flasim vazhdimisht për të. Ne i bëmë shfaqjet në vitin 2019, plani ishte të vazhdonim,” tha ajo. “Sigurisht, bota ka qenë në një trazirë të tillë, por plani përtej këtij është që të dalim atje kur të jetë e sigurt, kur mund ta bëjmë atë. Ajo që është e vështirë është se ka kaq shumë artistë që duan të dalin atje, dhe ka vetëm kaq shumë vende, kështu që të gjithë jemi në radhë për të shkuar”.

Të fundit