Flash News

POLITIKOFF

Statuja e Kobe Bryant dhe vajzës Gianna vendosen në vendin e përplasjes në 2-vjetorin e vdekjes së tyre

Statuja e Kobe Bryant dhe vajzës Gianna vendosen në vendin e

Një statujë e të ndjerit Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna, është vendosur në vendin e rrëzimit të helikopterit të tyre në Calabasas, Kaliforni, të mërkurën, dy vjet nga dita e vdekjes tragjike të tyre dhe shtatë të tjerëve. 

Statuja e Kobe Bryant dhe vajzës Gianna vendosen në vendin e

Statuja u krijua nga skulptori Dan Medina dhe shfaqte Kobin, me uniformën e tij të ‘Lakers’ dhe me krahun e tij rreth Gianna-s, e cila gjithashtu ka veshur një uniformë ndërsa mban një top basketbolli pranë saj. Të dy po shohin njëri-tjetrin me buzëqeshje. 

Statuja ka emrat e Bryants dhe shtatë viktimave të tjera në rrëzimin e helikopterit të 26 janarit në vitin 2020 - John Altobelli, gruaja e tij, Keri, dhe vajza e tyre Alyssa; Christina Mauser; Sarah Chester dhe vajza e saj Payton; dhe piloti Ara Zobayan. 

Tifozët bënë foto të statujës së bashku me lënien e luleve dhe monumenteve të tjera në vendin e përplasjes. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MEDINA (@medina_sculpture)

Të fundit