Flash News

POLITIKOFF

Statuja e Princeshë Dianës, Princi Harry dhe Princi William ribashkohen për ceremoninë në Pallatin Kensington

Statuja e Princeshë Dianës, Princi Harry dhe Princi William

Princi Harry qëndroi përkrah vëllait të tij Princ William  teksa zbulonin statujën e nënës së tyre, Princeshë Dianës ne ceremoninë për nder të 60 vjetorit të lindjes së saj.

Një ceremoni e vogël intime u mbajt për zbulimin e statujës përkujtimore të Princeshës së Uellsit, e cila u porosit nga dy djemtë e saj në 2017.

Statuja e Princeshë Dianës, Princi Harry dhe Princi William

Në një deklaratë, Princi William dhe Princi Harry thanë: "Sot, në atë që do të kishte qenë ditëlindja e 60-të e nënës sonë, ne kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj - cilësi që e bënë atë një forcë në të gjithë botën, duke ndryshuar jetë të panumërta për më mirë. Çdo ditë, urojmë që ajo të ishte akoma me ne, dhe shpresa jonë është që kjo statujë të shihet përgjithmonë si një simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj."

Statuja e Princeshë Dianës, Princi Harry dhe Princi William

"Faleminderit Ian Rank-Broadley, Pip Morrison dhe ekipeve të tyre për punën e tyre të jashtëzakonshme, miqve dhe donatorëve që ndihmuan për të realizuar këtë dhe të gjithë atyre nëpër botë që mbajnë gjallë kujtimin e nënës sonë,"- përfundon deklarata e tyre.

Burimi: Sky News

Të fundit