Flash News

POLITIKOFF

Stine dhe Aurela rrëfejnë si "e rikthyen" Dr. Florin: Gjetëm zërin e tij në një kompjuter të prishur

Stine dhe Aurela rrëfejnë si "e rikthyen" Dr. Florin:

Para disa ditësh, Aurela Gaçe dhe Stine kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor ku pjesë e të cilit është edhe Dr. Flori, përmes zërit të tij.

Aurela dhe Stine kanë qenë sot të ftuar në "Wake Up" ku edhe kanë rrëfyer se si arritën të sillnin zërin e Dr.Florit. Dy artistët thanë se ka qenë një rastësi mjaft e bukur pasi ka qenë duke kontrolluar disa foldera në një kompjuter që ishte prishur prej muajsh ku dhe gjeti të regjistruar zërin e Florit.

“Jam mpirë totalisht kur e kam dëgjuar. Nuk e besoja. E dëgjova prapë. Thashë me patjetër që do të bëjmë diçka”, tha Aurela, duke shtuar se kanë marrë lejen e familjarëve të Florit.

“Jemi treguar shumë të kujdesshëm në gjithçka, i kemi menduar me detaje dhe kështu erdhi kënga e re”, thanë dy artistët.

Të fundit