Flash News

POLITIKOFF

Stresi i përgjërohet publikisht Keisit

Stresi i përgjërohet publikisht Keisit

Stresi vazhdon të këmbëngul se misioni i tij i vetëm është që të rifitojë Keisin. Madje ai i ka bërë thirrje asaj që të shkojë ta takojë në "Big Brother VIP Kosova". I pyetur se çfarë do t’i mbetej pishman në aventurën e tij nëse eliminohet, Stresi iu përgjërua publikisht Keisit që të shkojë atje. 

Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe “BBVK”, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse nul do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu. Keisi të përgjërohem hajde, ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”- tha ai. 

Kjo vjen pasi reperi tregoi se ajo vuan nga tumori dhe e ka brengë këtë gjë sepse ka tre vite pa e takuar. 

Për shtatë vjet se po flasim këtu, shtatë vjet në shpinë më ka mbajtur me halle me probleme me të mira. I ka dy tumorë. Se po i hymë po flasim hallet e tjetrit, por nuk i dini hallet e tjetrit. Ish-bashkëshortja ka tumor dhe kiste në tru dhe për atë unë flas këtu se më ka mbetur një brengë shumë e fortë në shpirt dhe kur i dëgjoj hallet e tjetrit nuk kam qejf t’i dëgjoj se janë halle koti. Për atë jam i fortë se nesër mundet të ndërrojë jetë vajza e re nuk e kam parë që tre vite”, tha reperi.

Të fundit