Flash News

POLITIKOFF

Studentja shqiptare rrëfen tmerrin në tragjedinë e Seulit

Studentja shqiptare rrëfen tmerrin në tragjedinë e Seulit

Festimet e Halloween u kthyen në një tragjedi në Seul, ku përplasja mes turmave ka shkaktuar mbi 150 viktima dhe të plagosur. Një studente shqiptare e cila jeton në Korenë e Jugut, ka rrëfyer për emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se si ndodhi tragjedia në Seul. Antonela Hilaj tha se fillimisht kur pa videot në rrjetet sociale mendoi se ishte një shaka, duke qenë se ishte Halloween, dhe ishte dashur rreth 1 orë që të sqarohej situata.

“Rruga ku ndodhi tragjedia është një rrugë e vogël dhe zakonisht jo shumë e populluar, një rrugë 4 metra e gjerë ku gjendeshin 100 mijë njerëz”, tregoi Antonela.

Ajo zbuloi se shkak i nisjes së shtyrjes së turmës ishte përhapja e fjalës së në një nga klubet e zonës ishin 2 personazhe të njohur youtuber.

“Njerëzit, 2 vjet pas COVID, u turrën të gjithë. Në orën 10:30 u hap fjala se ishin 2 personazhe të njohur, streamer. Aty nisën të shtynin dhe njerëzit që ishin në pjesën e poshtme në një rrugë të pjerrët nisën të shtyhen, duke e bërë edhe më të vështirë në një rrugë shumë të ngushtë. 100 mijë njerëz nuk është turmë e madhe për Korenë e Jugut, vitet e shkuara kanë qenë mbi 200 mijë, por tragjedia ka ndodhur për shkak se rruga ka qenë shumë e ngushtë. Gjëja më e tmerrshme ishte se kishte njerëz që ishin në jetë dhe njerëz që kishin humbur jetën në këmbë, të shtypur nga turma. Kanë qenë njerëz që janë ngjitur nëpër mure për të shpëtuar nga turma,” tha Antonela.

Siç u bë me dije, shumë nga viktimat ishin vajza të reja në të njëzetat e tyre.

Të fundit