Flash News

POLITIKOFF

Studimi i ri thotë se kush ka motra është më i lumtur dhe optimist

Studimi i ri thotë se kush ka motra është më i lumtur dhe

Hulumtuesit në Universitetet De Montfort dhe Ulster të Anglisë kanë realizuar një sondazh ku kanë intervistuar 571 njerëz të cilët i janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme për shëndetin e tyre mendor dhe pikëpamjet e përgjithshme në jetë.

Profesori Tony Cassidy ka shpjeguar gjetjet e këtij hulumtimi për The Telegraph.

“Motrat duket se inkurajojnë një komunikim më të hapur në familje. Megjithatë, vëllezërit duket se kanë efekt alternativ. Shprehja emocionale është thelbësore për shëndetin e mirë psikologjik dhe të kesh motra e promovon një gjë të tillë në familje”.

“Kjo mund të jetë për shkak se djemtë në përgjithësi kanë një tendencë të natyrshme që të mos flasin për gjërat”, ka thënë ai.

Kur flasim për motrat del se ato e inkurajojnë njëra-tjetrën që të jenë më të hapura dhe komunikative për ndjenjat e tyre, çfarëdo qofshin ato. Hulumtuesit besojnë se një gjë të tillë i ndihmon shëndetit mendor. 

Universiteti Brigham Young në Provo të Utah kishte nxjerrë konstatimet e njëjta pas sondazhit që kishte realizuar me 395 familje që kishin më shumë se një fëmijë. Ky studim kishte gjetur se të kesh një motër të bën njeri më të mirë.

Të fundit