Flash News

POLITIKOFF

Sunny Hill rikthehet sërish në Prishtinë, ç'ndodh me festivalin në Tiranë

Sunny Hill rikthehet sërish në Prishtinë, ç'ndodh me

Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë.

Pas anulimit të tij dhe zhvendosjes pak ditë më parë në Tiranë, qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival njoftojnë në një deklarate të përbashkët se festivali po rikthehet në datat që ishte planifikuar edhe më herët, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.

Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.
Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë”, thuhet në komunikatë.

Më tej, thuhet se festivali gjithashtu do të mbahet edhe në Tiranë në fund të muajit gusht, saktësisht në datat: 26, 27 dhe 28 gusht.
Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Më herët, kompania Sunny Hill njoftoi se kishte anuluar planet për organizimin e festivalit në Prishtinë pasi qeveria e Kosovës nuk e miratoi vendimin e 10 majit të komunës së Prishtinës për t’i dhënë kompanisë me qira 17 hektarë tokë për festivalin në fshatin Bërnicë e Poshtme, por duket se planet kanë ndryshuar sërish dhe Sunny Hill do mbahet sërish në Prishtinë.

 

Të fundit