Flash News

POLITIKOFF

Supersticionet e natës së ndërrimit të viteve, çfarë duhet të bëni të nisni një vit të mbarë

Supersticionet e natës së ndërrimit të viteve,

Tani jemi akoma mes të një pandemie tepër vdekjeprurëse dhe situata nuk është e qetë as politikisht në shumë shtete në të cilat janë zhvilluar shumë protesta, përfshirë dhe vendi ynë.

Por sonte, në ndërrimin e viteve, le të mbështetemi tek disa bestytni (sidomos për supersriciozët) dhe të shpresojmë që të kemi një 2021 shumë më të mirë nga ajo ça ishte 2020-a.

Shihni si është koha

Shihni drejtimin e erës. Nëse era fryn drejt jugut gjatë orëve të para të vitit të ri, atëherë thuhet se i gjithë viti do të sjellë prosperitet. Nëse vjen nga veriu, bëhuni gati për mot të keq pjesën më të madhe të kohës. Mban mend njeri nga frynte era orët e para të 2020?

Mos qani.

Mos qani me 1 janar. Nuk na intereson sa "hangover" jeni. Vërtetë, të qash ditën e parë të vitit të ri mendohet se i përcakton 12 muajt e ardhshëm si do i kesh: me të qara.

Zgjohuni herët!

E dimë,  dimë. Është praktikisht gjëja e fundit që dëshironi me 1 janar, por një traditë polake thotë se zgjimi herët në ditën e parë të Vitit të Ri do të thotë që ju do të zgjoheni herët pjesën tjetër të vitit.

Puthni dikë në mesnatë

E dimë që e dini por po jua rikujtojmë pasi këtë vit puthjet kanë qenë të rralla.

Mbani një valixhe bosh

Në Kolumbi, njerëzit shëtisin me një valixhe të zbrazët në prag të Vitit të Ri, pasi besohet se kjo bën që do të udhëtoni gjatë 12 muajve të ardhshëm. Se si luan rol kjo bestytni në një vit pandemik është e paqartë, por hej.

Mos e pastroni shtëpinë

Sipas kinezëve nëse e pastroni ditën e parë të vitit, do të thotë se po fshini gjithë fatin e mirë që është rezervuar për ju. 

Hani 12 kokrra rush në mesnatë

Nëse jeni në Spanjë për Vitin e Ri këtë vit (e dimë që nuk jeni se hejjj pandemia, por fjala që bie), mos u habisni kur të gjithë hedhin një duzinë rrushi në orën 12 të mëngjesit. Rostiçeri i mesnatës supozohet të sjellë fat të mirë për çdo muaj të vitit të ri.

Supersticionet e natës së ndërrimit të viteve,

Hidh një objekt/send nga dritarja.

Në Itali njerëzit e bëjnë këtë sapo kalon 12:00, pasi thuhet se duke hedhur diçka bën vend për energjinë pozitive që sjell viti.

Mos merr borxhe!

Nëse s'do që i gjithë viti të shkojë ashtu, prit deri me 2 janar.

Sigurohu që kuleta të jetë e mbushur

Nuk do të thotë që do të jetë e tillë gjatë gjithë 2021-it, por fuqia e energjisë funksionon!

Hap një derë në mesnatë

Filipinezët hapnin dyert dhe dritaret e shtëpive në mesnatë për ta pastruar nga energjia e keqe dhe për të lejuar fatin e mirë të hyjë brenda.

Supersticionet e natës së ndërrimit të viteve,

Burimi: Cosmopolitan

Të fundit