Flash News

POLITIKOFF

Surpriza e Miley Cyrus për vitin 2023, këngëtarja rikthehet në muzikë

Surpriza e Miley Cyrus për vitin 2023, këngëtarja rikthehet

Së fundmi, këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka paralajmëruar albumin e saj të ardhshëm të titulluar “Endless Summer Vacation”, i cili do të publikohet këtë pranverë. Në materialet e reja muzikore, këngëtarja ka bashkëpunuar me producentë, si Kid Harpoon, Greg Kurstin, Mike WiLL Made It e Tyler Johnson.

Miley ndërsa paralajmëroi këngën e re “Flowers” paralajmëroi edhe albumin e radhës. Këngëtarja ndau gjithashtu një postim, të cilin e përshkroi në një deklaratë për shtyp si “një letër dashurie për LA”. “Endless Summer Vacation” do të publikohet me 10 mars. Albumi i fundit nga këngëtarja, “Plastic Hearts”, u publikua në vitin 2020. Albumi i ri është në dispozicion për t’u porositur paraprakisht në variante ekskluzive online në dyqanin zyrtar të këngëtares.

Surpriza e Miley Cyrus për vitin 2023, këngëtarja rikthehet

Të fundit