Flash News

POLITIKOFF

Taylor Swift përballët sërish me një padi tjetër për "të drejtat e autorit"

Taylor Swift përballët sërish me një padi tjetër

Taylor Swift po përballet sërish me një padi të re për të drejtat e autorit. Këngëtarja është akuzuar për plagjiaturë për albumin e saj të vitit 2019, Lover. Autorja Teresa La Dart paraqiti një ankesë kundër Swift në një gjykatë federale në Tenesi më 23 gusht. Ajo e ka paditur këngëtaren për më shumë se një milion dollarë duke pretenduar se Taylor ka kopjuar librin me poezi të saj të vitit 2010, 'Lover' për broshurën shoqëruese për albumin “Lover” 2019.

Taylor Swift përballët sërish me një padi tjetër

Sipas dokumenteve të gjykatës, La Dart akuzoi Swift se kishte marrë "poemat, anekdotat dhe fotot" nga librin e saj, i cili shiti 2.9 milionë kopje vetëm në SHBA. Më tej, ankesa pretendonte se jo vetëm që të dyja veprat kanë të njëjtin titull, por secila është një "kujtim i viteve të kaluara i përkujtuar në një kombinim të komponentëve të shkruar dhe piktural".

Taylor Swift përballët sërish me një padi tjetër

La Dart gjithashtu pretendoi se stili grafik dhe skema e ngjyrave të përdorura nga Swift për broshurën e albumit të saj ishin gjithashtu shumë të ngjashme me librin e saj, dhe për këtë arsye, nuk mund të shpërfilleshin si një rastësi e thjeshtë. Taylor Swift raportohet se aktualisht po përballet me një tjetër mosmarrëveshje për të drejtën e autorit, që përfshin këngën e saj të famshme të vitit 2014, Shake It Off.

Taylor Swift përballët sërish me një padi tjetër

Sean Hall dhe Nathan Butler, të cilët shkruan këngën 3LW Playas Gon' Play, akuzuan Swift për plagjiaturë të teksteve të tyre për këngën e saj hit të vitit 2014. Megjithatë, këngëtarja thuhet se ka mohuar të ketë kopjuar ndonjë tekst në një deklaratë të betuar.

Të fundit