Flash News

POLITIKOFF

Teksti i këngës së Elgitit (i shkruar nga Donaldi) është një dedikim për Bora Zemanin

Teksti i këngës së Elgitit (i shkruar nga Donaldi)

Donald Veshaj është kthyer në një nga personazhet më të diskutuara në shtëpinë e Big Brother Vip dhe prej që ka hyrë në shtëpinë BBV ai është diskutuar për treshen Donald-Semi-Bora.

Për disa nga banorët brenda shtëpisë por dhe ndjekësit jashtë shtëpisë së famshme, Donaldi dhe Semi mund të kenë diçka baskë, ndërkohe vetë ata dy kanë thënë se thjesht janë miq të ngushtë.

Nga ana tjetër, Bora Zemani, mikesha e ngushtë e Semit dhe ish-e dashura e Donaldit ka reaguar teksa ka thënë se kjo eksperiencë i takon Semit dhe Donaldit dhe po ashtu ka theksuar se i beson shoqes së saj.

Ndërkohë mbrëmë, Donaldi ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Borën, teksa ka thënë se ka qenë dashuria e tij më e madhe dhe se janë ndarë sepse janë të dy njësoj dhe se asnjëri nuk toleron. Donaldi po ashtu ka treguar se kënga "Toxic Love" që u publikua disa ditë më parë nga Elgit Doda, është një dedikim i tij për Borën.

Teksti i këngës është shkruar nga Donald Veshaj.

Të fundit