Flash News

POLITIKOFF

Temperatura deri ne 30 gradë celsius, si parashikohet moti për sot

Temperatura deri ne 30 gradë celsius, si parashikohet moti për sot

Dita e sotme sjell mot kryesisht me diell në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira kalimtare do të ketë nga paraditja deri në mbrëmje në zonat malore shqiptare.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes duke shënuar deri 11°C, por rritje me 2°C sjell mesdita kur pritet maksimumi 30°C.

Era do të fryjë e lehtë deri në mesditë kur forcohet në  mesatare dhe e fortë, forcim që zgjat deri vonë pasdite kur pritet qetësim i saj në tokë dhe det.

Gjatë gjithë ditës, drejtimi i erës do të jetë veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë, kryesisht rreth mesditës.

 

Të fundit