Flash News

POLITIKOFF

Tenistja e njohur diagnostikohet sërish me sëmundjen e rëndë pas 13 viteve

Tenistja e njohur diagnostikohet sërish me sëmundjen e rëndë

Një nga rekatat më të çmuara të historisë së këtij sporti, amerikania Martina Navratilova është diagnostikuar me kancer në gji dhe në fyt. 18 herë fituese e turneve grand slam, rekordin e Navratilovës e theu vetëm Serena Williams pasi deri pak vite më parë tenistja me origjinë çeke konsiderohej si më e madhja e këtij sporti.

Ajo e nisi betejën me kancerin e gjirit që në vitin 2010 por tashmë nga largësia e 13 viteve duhet të rikthehet të luftojë sërish për jetën.

Në vitin 2010 kur ajo u diagonistikua për herë të parë me kancerin e gjirit, nisi betejën jo vetëm personale por edhe globale për ndërgjegjësimin e grave.

Të fundit