Flash News

POLITIKOFF

Tha se i ka marrë një të dashur tjetër Borës, përballje e ashpër mes Semit dhe Iva Tiços

Tha se i ka marrë një të dashur tjetër Borës,

Semi është e eliminuara e fundit nga shtëpia e Big Brother Vip dhe sot ka qenë e ftuar në "Fan Club" ku pas daljes është përballur Iva Tiço me Semin.

Në fillim të Big Brother Vip kur diskutohej se Semi dhe Donaldi mund të kishin tërheqje për njëri-ytjetirn. Pas këtyre thashethemeve, Iva tha se Semi më përpara i ka marrë dhe një të dashur tjetër Borës.

Ky moment është parë nga Semi pas daljes nga shtëpia, e cila duket se është prekur shumë nga kjo dhe ka bërë një përballje të ashpër me Ivën.

Pjesë nga përballja e tyre:

Semi: Mendoj se një gazetare profesioniste, nuk duhet të thotë kurrë gjëra të pavërteta.

Iva: Për atë gjë unë kam kërkuar një ndjesë publike, gjë të cilën unë e bëj shumë rrallë. Pikërisht sepse për një sekondë nuk jam treguar profesioniste dhe kam folur me gjëra që njerëzit flasin.

Semi: Jo ti the...sepse e kam parë atë gjënë. E vetmja gjë që kam parë ka qenë kjo sepse e vetmja gjë që më ka prekur ka qenë kjo historia dhe realisht jam ndjerë e shqetësuar. Kam parë një video rreth 2 minuta e pak që ti thoja si Iva mendoj këtë, si gazetare kam dëgjuar se Semi i ka marrë një të dashur tjetër Borës, kohë përpara.  Gjithsesi duhet të kishe pak më shumë informacion dhe besoj duhet të më kërkosh mua falje.

Të fundit