Flash News

POLITIKOFF

The Weeknd bën histori, "Blinding Lights" bëhet kënga numër një e të gjitha kohërave

The Weeknd bën histori, "Blinding Lights" bëhet kënga

"Blinding Lights" nga ylli kanadez i popit The Weeknd është bërë kënga numër një e të gjitha kohërave në listat muzikore të Billboard.

Sipas Billboard, 'Blinding Lights' tani ka kaluar 90 javë në top 100 grafikun.

Kënga rrëzoi hitin e viteve 1960 të Chubby Checker, The Tëist për të zënë vendin e parë. Billboard 100 ka renditur këngët kryesore sipas shfaqjeve në radio, shitjeve dhe transmetimeve për 63 vitet e fundit.

The Weeknd, emri i vërtetë Abel Tesfaye, publikoi Blinding Lights në nëntor 2019. Deri në shtator 2021, ishte transmetuar më shumë se 2.5 miliardë herë në Spotify.

Popullariteti i tij është ndihmuar nga një sfidë kërcimi TikTok gjatë pandemisë dhe performanca e The Weeknd gjatë shfaqjes së pjesës së parë të Super Bowl në 2021. Ironikisht, 'The Twist' nga Chubby Checkers ishte gjithashtu një mani kërcimi, por tani ka zbritur në vendin e dytë.

Të fundit