Flash News

POLITIKOFF

The Weeknd shumëzon me zero tre çmimet e tij “Grammy”

The Weeknd shumëzon me zero tre çmimet e tij “Grammy”

Në nëntor, “Grammys” shpalli nominimet në të gjitha kategoritë dhe Dua Lipa dominoi së bashku me Taylor Swift dhe Beyonce me 6 të tilla.

Pasi u bënë publike nominimet, ka reaguar i pakënaqur The Weeknd, i cili e ka cilësuar “Grammys” si eventin më të korruptuar, sepse këtë vit ai nuk është nominuar në asnjë kategori, pavarësisht se ka dominuar listat botërore të muzikës me hitet e tij.

Megjithëse më herët ka fituar tre çmime “Grammy”, tashmë këto trofe s’kanë asnjë vlerë për The Weeknd, siç ka treguar ai për numrin e ri të “Billboard”.

"Mua personalisht nuk më intereson më. Kam tre Grammy, të cilat nuk do të thonë asgjë për mua tani, padyshim. Unë vetëm doja përgjigje. Çfarë ndodhi? Ne kemi bërë gjithçka siç duhet, mendoj. Unë nuk jam një person kokëfortë. Unë nuk jam arrogant. Njerëzit më thanë se do të nominohesha. Bota më tha “Ky është ai; ky është viti yt”. Të gjithë ishim shumë të hutuar,”- ka treguar këngëtari.

 

Të fundit