Flash News

POLITIKOFF

Thuajse 30 vite më vonë Jennifer dhe David bashkë, reagon aktori

Thuajse 30 vite më vonë Jennifer dhe David bashkë, reagon aktori

Gjtë xhirimeve për ribashkimin e "Griends", aktorët Jennifer Aniston dhe David Schwimmer  pranuan se kanë pasur pëelqim për njëri-tjetri por që nuk e kishin shprehur asnjëherë.

Thuajse 30 vite më vonë Jennifer dhe David bashkë, reagon aktori

Dhe sot ka bërë xhiron e rrjetit lajmi se yjet e "Friends" kanë nisur një romancë mes tyre. Një burim për Closer tha:

"Pas ribashkimit, u bë e qartë se kujtimi i të kaluarës kishte ngjallur ndjenja për të dy dhe se kimia që ata kishin, ishte akoma atje. Ata filluan të flisnin me mesazhe menjëherë pas xhirimeve dhe, vetëm muajin e kaluar, David erdhi nga shtëpia e tij në Neë York drejt Los Angeles për të parë aktoren".

"Insider" po ashtu pohoi se 52-vjeçarja dhe David, "kishin kaluar kohë së bashku në shtëpinë e Jen, ku ajo ka gatuar darka mbrëmjeve".

Burimi shtoi se "dyshja është parë edhe në një nga vreshtat e preferuara të aktores në Santa Barbara, përsëri me 54-vjeçarin".

Thuajse 30 vite më vonë Jennifer dhe David bashkë, reagon aktori

Gjatë ribashkimit të fundit të "Friends", Rachel pranoi t'i ketë thënë David:

"Do ishte keq që hera e parë që ne puthemi të jetë në televizion, por mesa duket, aty, kanalizuam gjithë adhurimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin".

Thuajse 30 vite më vonë Jennifer dhe David bashkë, reagon aktori

Ndërkohë ka reaguar dhe vetë aktori, i cili ka mohuar këto lajme. Një përfaqësues i Schwimmer tha për The Sun se "nuk ka asgjë të vërtetë" te thashethemet se ai dhe Jennifer po takohen. 

Të fundit