Flash News

POLITIKOFF

"Ti je ikonë e modës", pas komplimentit të studentes, Rama: Kur s`ti fal Zoti e natyra, sajohemi

"Ti je ikonë e modës", pas komplimentit të studentes,

Kryeministri Rama ka qenë sot në Kosovë dhe në kuadër të disa vizitave qe ka kryer në Prishtinë, ka qenë dhe aji me studentët. Në mesin e shumë pyetjeve, një nga studentet zgjodhi të komplimentonte kryeministrin shqiptar, në vend që t`i drejtonte një pyetje.

Studentja nga Universiteti i Prishtinës, i tha Ramës:

"Sa herë dilni ju në televizor, jeni ikonë e modës. Komplimente, se pyetje nuk kom."

Më pas Rama ka vendosur t`i kthejë përgjigje dhe duke shkaktuar të qeshura në sallë.

"Dëgjo, e di si është kjo punë. Kur t`i ka dhënë Zoti dhe natyra të gjitha, nuk ka nevojë me u saju. Por sajohesh kur s`ti ka dhënë të gjitha dhe mundohesh të rregullohesh. Kështu që, vjen nga halli kjo, s`ka lidhje me... po faleminderit,"- duke u treguar modest dhe duke thënë që ata që nuk u jep natyra dhe Zoti bukuri, rregullohen pak më shumë.

Të fundit