Flash News

POLITIKOFF

“Ti s’ma mbyll gojën mua”, debat me tone të ashpra mes Einxhel dhe Antonelës

“Ti s’ma mbyll gojën mua”, debat me tone të ashpra

Deri më tani u duk sikur Antonela po pozicionohej pro Einxhel dhe shpesh herë madje u përfol nga komentet e fansave se Einxhel ishte liderja e "grupit të tretë" në shtëpinë e Big Brother Vip dhe se Antonela përfshihej në këtë grup.

Por këto aleanca si duket janë prishur, pasi ka pasur një debat me tone të ashpra mes dy konkurrenteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Debati ka nisur për shkak të provës së javës. Vajzat kanë diskutuar se cila është zgjuar e para dhe më pas tonet e tyre janë mbivendosur mbi njëri- tjetrin.

“Boll, mos bërtit”, i është drejtuar Einxhel Antonelës e cila është acaruar dhe i është kthyer duke i thënë: “Ore ti s’ma mbyll gojën mua, jam duke fol me Sarën”. Antonela ka vazhduar të sqarojë situatën e acaruar teksa banorët e tjerë kanë zgjedhur të mos ndërhyjnë në këtë moment.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit