All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

POLITIKOFF

TKOB hap thirrjen për programin ‘Akademia Teatrale’, masterclass me Ermonela Jahon

All - Paragraf - 1

TKOB hap thirrjen për programin ‘Akademia Teatrale’,

Teatri i Operës dhe Baletit hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, ku sopranoja me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho do të mbajë një punëtori nga 14 deri më 18 prill, përcjell KultPlus.

All - Paragraf - 3

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina.

Postimi i plotë:

Teatri i Operës dhe Baletit hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, që do të kontribuojë në mjeshtërinë artistike të talenteve të artit klasik.

Me mbështetjen dhe eksperiencën e sopranos ikonike me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, e cila rikthehet në atdhe me titullin “Artistja e Vitit”, akorduar nga “Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023”, për të kontribuar me një masterclass, nga data 14-18 prill, që shënjon edhe çeljen e Akademisë Teatrale 2023.

Një projekt i ndërtuar mbi bazën e përvojave më të suksesshme ndërkombëtare, që do të ofroje shumëçka rreth interpretimit skenik, teknikës vokale, përgatitjes psikologjike për trajtimin e rolit si dhe disa tematika të veçanta e interesante për pjesëmarrësit.

Për çdo informacion e detaj mbi regjistrimin ju ftojmë të vizitoni WEB-in zyrtar të TKOB-së, ose të kontaktoni në email-in [email protected].

Të fundit