Flash News

POLITIKOFF

Tragjedia në Shkodër, reagon Luiz Ejlli: Jemi të tronditur nga ngjarja e rëndë

Tragjedia në Shkodër, reagon Luiz Ejlli: Jemi të tronditur nga

Një ngjarje  e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm, ku Alma Arrazi vendosi t’i jepte fund jetës duke u mbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Dyshohet se 39-vjeçarja ka vendosur që të flijohet së bashku me fëmijët për shkak të dhunës dhe tradhtisë bashkëshortore të partnerit të saj, Erdgys Arrazi.

Rreth kësaj ngjarje, ka reaguar edhe këngëtari i njohur shkodran Luiz Ejlli.

Përmes një postimi në Instagram, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimave, ndërsa thotë se organet kompetente duhet të zbardhin arsyet që një nënë kreu vetëvrasje së bashku me tre fëmijët e saj.

“E gjithë Shqipëria por sidomos shkodranët jemi të tronditur nga ngjarja e rëndë ku një nënë dhe 3 fëmijët e saj humbën jetën.

Jam pyetur nga media të ndryshme për rastin në fjalë dhe përgjigja ime është kjo:

‘Organet kompetente janë ato që do të zbardhin arsyet dhe motivet që çuan atë grua deri në atë pikë sat i jepte fund jetës, duke marrë me vete edhe 3 fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët e tyre”, ka shkruar Luizi.

Tragjedia në Shkodër, reagon Luiz Ejlli: Jemi të tronditur nga

 

Të fundit