Flash News

POLITIKOFF

Tre kandidaturat 'e çuditshme' të Messit për "Topin e Artë"

Tre kandidaturat 'e çuditshme' të Messit për

Lionel Messi, sulmuesi i PSG-së, ka shpallur tre favoritët e tij për "Topin e Artë" për vitin 2021.

Kandidaturat e tij si fitues potencial për Topin e Artë janë Neymar, sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe Killian Mbape. Por siç edhe po diskutohet, të gjitha gjasat janë që fitues i këtij çmimi të shpallet vetë ai. Dhe prandaj kandidaturat e tij janë komentuar nga fansat si të çuditshme.

Tre kandidaturat 'e çuditshme' të Messit për

Në rast se "Topin e Artë" për vitin 2021 e fiton Messi, atëherë ai do të ishte i shtati për të dhe në rast fitoreje shënon një rekord absolut. Por, Messi tha se nuk mendonte për “Topin e Artë”.

“Nuk e mendoj, vërtetë. Shpërblimi im më i madh është fitorja e Kupës së Amerikës me Argjentinën”, deklaroi ai.

Ceremonia e “Topit të Artë” do të mbahet sonte në mbrëmje pas një viti mungesë si pasojë e pandemisë COVID-19.

Të fundit